Shkëmbi beson te finalja

Sporti

Shkëmbi beson te finalja

Më: 9 prill 2014 Në ora: 09:48

Bledi Shkëmbi është optimist se Skënderbeu do të presë biletën për finalen e Kupës së Shqipërisë. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me Flamurtarin, ndeshje që kapiteni i korçarvë e konsideron të vështirë edhe pse beson se rezultati i sfidës së parë do t’i favorizojë. Shkëmbi theksoi se sfida do të jetë më e ndërlikuar se ajo me Tironën në kampionat, por shtoi se skuadra favorizohet dhe nga faktori fushë.

Përsa i përket një prej çështjeve që shkaktoi jo pak zhurmë, atë të thirrjes së tifozëve për shitje të takimit, kapiteni tha se askujt nuk i vjen mirë për atë episod duke theksuar se çdokush e ka ndërgjegjen e pastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat