Gotze: Luajmë për shumë gola

Sporti

Gotze: Luajmë për shumë gola

Më: 9 prill 2014 Në ora: 09:08

Bayern Munichu do të përpiqet ta shkatërrojë Manchester Unitedin të mërkurën mbrëma – ka deklaruar Mario Gotze.
Bavarezët barazuan me rezultat 1-1 kundër Djajve të Kuq në përballjen e parë çerekfinale në Old Trafford, kurse të mërkurën zhvillohet ndeshja kthyese në Allianz Arena.

“Duhet të jemi shumë më të vendosur dhe të angazhuar në fazën ofensive”.

“Ne do të luajmë për fitore. Jemi të vendosur për fitore, të shënojmë gola dhe të zhvillojmë futbollin tonë”, ka deklaruar Gotze.

Pep Guardiola të mërkurën nuk do t’i ketë në dispozicion Bastian Schweinsteigerin, Javi Martinezin dhe Thiago Alcantaran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat