Qerimaj: Fitova titullin që m’u hoq padrejtësisht

Sporti

Qerimaj: Fitova titullin që m’u hoq padrejtësisht

Më: 9 prill 2014 Në ora: 01:32

Nuk mund të mos bënte një dedikim të veçantë për shqiptarët por edhe për atë skualifikim që i hoqi titullin në vitin 2012 peshëngritësit kuqezi Erkand Qerimaj. Djaloshi nga Shkodra flet për Sport News dhe rrëfen emocionet, etjen që kishte për fitore...

“Suksesin ia dedikoj të gjithë shqiptarëve, ishte një garë e fortë, emocionet ishin të papërshkueshme sepse më kujtoheshin edhe momentet e vështira që kam kaluar jo pak. Kam kaluar momente të vështira dhe kur i mendoj tani që u shpalla kampion jam shumë i lumtur që ia dola të rikthehem në majë. Më vjen mirë që u ktheva të marr kurorën e Europës, e cila m'u hoq padrejtësisht më parë në 2012. Eshtë një sukses që vjen pas një pune të madhe dhe stërvitje të jashtëzakonshme dhe shumë momenteve të vështira për mua.”

Pas këtij suksesi, Qerimaj është i bindur dhe i sigurt në mbështetjen që do të gjejë pas rikthimit në Shqipëri, sepse kampionë të tillë që ndriçojnë Europën me flamurin shqiptar kanë nevojë për shumë mbështetje, të gjithanshme ku problem ka qenë gjithmonë ajo financiare. Në fund edhe një koment për rivalitetin me Godellin.

“Për sa i përket të ardhmes, shpresoj që gjërat të ndryshojnë pasi edhe kryeministri edhe kryetari i parlamentit janë partnerë dhe dashamirës të sportit.Nuk ka fitues mes nesh pasi edhe Godelli bëri një garë shumë të mirë, menjëherë pas konkurrimit shkova t’i jepja dorën dhe ta uroja.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat