Po të luanim në fushën tonë, do të luftonim për titull

Sporti

Po të luanim në fushën tonë, do të luftonim për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2014 Në ora: 17:47

Më shumë se gjysma e skuadrave të elitës së futbollit janë në ethe se si ta sigurojnë ekzistencën faktikisht ikjen nga zona e barazhit. Edhe Feronikeli nga Drenasi është në situatë të vështirë, ngase pas 23 jave renditet në vend të dhjetë me vetëm 26 pikë të mbledhura në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Mesfushori i djathtë i kësaj skuadre, Isa Eminhaziri, që po kalon formë të mirë tha se nuk vjen në shprehje që ekipi i tij të bie nga liga. “Është një rrugë e vështirë por me përbërje që kemi, stafin dhe kryesinë e klubit që janë të mrekullueshëm, besoj se në fund të kampionatit do të gjendemi në mesin e tabelës”, tha Eminhaziri.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat