Europa e Partizanit “sigurohet” në “Niko Dovana”

Sporti

Europa e Partizanit “sigurohet” në “Niko Dovana”

Më: 8 prill 2014 Në ora: 13:25

Pjesëmarrja e Partizanit në Kupat e Europës në sezonin e parë pas rikthimit në Superiore nuk është thjesht një dëshirë apo ëndërr, por një objektiv real që pritet të konfirmohet në dy sfidat e radhës me skuadrat më të forta të kampionatit. Këtë fundjave të kuqtë do të kenë një transfertë të vështirë në Durrës me Teutën, kundërshtare e cila do t’i përqendrojë të gjitha forcat në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Kukësin, pasi thjesht arritje deri në finale, shoqëruar me eliminimin e Flamurtarit nga Skënderbeu do t’u siguronte “djemve të detit” pjesëmarren në Europa Ligë. Konsumimi i energjive në kupë, por edhe shkalla e ulët e motivimit në kampionat nga Teuta do t’u shkonte për shtat ambicieve të Partizanit, që ka si synim jo thjesht ruajtjen e vendin të tretë por edhe parakalimin e Kukësit në renditje.

Trajneri Marcio Sampaio e ka të plotë grupin për ndeshjen e radhës, pasi në dispozicion të tij janë vënë edhe tre mbrojtësit që munguan me Besën, Rahmani, Gëzim dhe Besnik Krasniqi. Infermieria e kuqe është e boshatisur, nuk ka të pezulluar apo të dëmtuar, ndaj trajneri Portugez do të ketë më shumë alternativa për formacionin. Një tjetër lajm i mirë në kampin e kuq është pajisja me pasaportë shqiptare e Muratit dhe Demirit, aktivizimi i të cilëve nuk mund të kushtëzohet me numrin e kufizuar në fushë të futbollistëve të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat