Figo: Futbolli italian duhet të ndryshojë mentalitet dhe stil

Sporti

Figo: Futbolli italian duhet të ndryshojë mentalitet dhe stil

Më: 8 prill 2014 Në ora: 13:20

Futbolli italian në këndvështrimin e Luis Figos. Ish-mesfushori i Barcelonës, Realit të Madridit dhe Interit analizon situatën e vështirë që po kalojnë klubet italiane në kupat e Europës, duke dhënë këshilla të vlefshme sidomos përsa i përket ndryshimit të mentalitetit dhe stilit të lojës.

Në Itali është një kulturë specifike, një mënyrë fikse për ta parë futbollin, por në Europë gjërat janë ndryshe. Duhet t’i përballosh ndeshjet me idenë për të fituar. Këshilla? Duhen marrë lojtarë të mirë, por kjo varet nga mundësitë ekonomike. Pastaj duhet ndryshuar edhe stili i lojës.

Juventusi, Inter dhe Milan, ja ç’mendon 41-vjeçari për situatën që po kalojnë tre klubet e mëdha italiane:

Juventusi ka kampionë të mëdhenj, por është realitet që në Champions nuk ka bërë mirë. Një vit mund të ndodhë, sepse mund të jetë thjesht rastësi. Gjithsesi ata që përgjigjen për futbollin italian duhet të reflektojnë. Interi prej disa vitesh nuk ka mjetet teknkike për të fituar kampionatin. Po provon të sigurojë pjesëmarrjen në Europë, por me skuadrën që ka, do të jetë e vështirë. Mazzarri është një profesionist I madh, por nuk mund të bëjë mrekulli. Sinqerisht nuk besoj se ekziston një projekt I vërtetë për blerjet e Milanit. Zgjedhjet po bëhen në bazë të mundësive ekonomike të momentit, por kështu është e vështië të zhvillosh një sezon të mirë.

Në fund një opinion i Figos për Brazil 2014, ku çuditërisht sipas portugezit, Spanja nuk është favorite.

Favorit në Botëror është Brazili, sepse luan në shtëpi, Argjentina sepse ka Messin, por edhe Gjermania. Këto tri skuadra janë më të forta. Portugalia është në linjë të dytë me Italinë dhe Holandën. Për Spanjën këtë radhë do të jetë më e komplikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat