Trepça ’89 dhe Kukësi do të përballen me 16 Prill

Sporti

Trepça ’89 dhe Kukësi do të përballen me 16 Prill

Më: 8 prill 2014 Në ora: 10:36

Një ndeshje futbolli për të kujtuar zemrën dhe mikpritjen e madhe të shqiptarëve. Është kjo iniciativa e dy klubeve, asaj të Trepçës 89 dhe Kukësit, që më 16 Prill do të luajnë një sfidë të veçantë mes tyre. Pikërisht 15 vjet më parë, në ditën kur do të zhvillohet dhe takimi, 75 mijë qytetarë të qytetit të Mitrovicës kaluan kufirin në pikën e Vërmicës, për t’iu larguar represionit serb.

Në Kukës, ata gjetën ngrohtësi dhe mikpritje dhe për të kujtuar këtë ditë, klubi mitrovicas dhe ai verilindor i Shqipërinë kanë vendosur të zhvillojnë një ndeshje simbolike mes tyre. Takimi do të luhet në Kukës, më 16 Prill, në orën 15:00 dhe të pranishëm pritet të jenë dhe një numër i madh tifozësh nga xehetarët e Mitrovicës por gjithashtu dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat