Milano, 5 pikë larg Europa Ligës

Sporti

Milano, 5 pikë larg Europa Ligës

Më: 7 prill 2014 Në ora: 23:02


Pas formës së tmerrshme që po kalonte, skuadra e Clarence Seedorf është rikthyer në formë dhe ka arritur të shënojë fitoren e tretë me radhë në Serie A.
Milano në xhiron e 32-të mposhti Genoan si mysafir me rezultat 1 me 2.
Dy transferimet e janarit kanë shënuar për fitoren e 12 të Milanos këtë stinor.
I pari ishte Adel Taarabt që realizoi epërsinë fillestare për “rosonerët”. Ai shënoi në minutën e 20 një gol të bukur nga distanca.
Epërsia prej një goli i çoi skuadrat në pushim, e ajo e dyta vazhdoi përsëri me dominim të mysafirëve nga Milani.
Këtë herë shënoi Keisuke Honda pas asistimit të golashënuesit të parë, Adel Taarabt.
Marokeni pasoi tek Honda që i iku një mbrojtësi të Genoas dhe më pas, në duel me portierin, e paraboloi atë për të dyfishuar epërsinë e Milanos (56’).
Për të rrezikuar fitoren e Milanos doli në skenë mbrojtësi Marco Motta që me kokë e ndihmën e Abbiatit ngushtoi rezultatin në 1 me 2.
Me këtë fitore, Milano ngjitet në pozitën e 11 dhe i shton vetes shanset për pozitën e pestë që çon në Europa League, pozitë në të cilën gjendet Interi me vetëm 5 pikë më shumë se Milano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat