Cana është 100% i Lazios

Sporti

Cana është 100% i Lazios

Më: 7 prill 2014 Në ora: 23:00

Cana është 100% i Lazios Babai dhe menaxheri i Lorik Canës mohon spekulimet se futbollisti do të largohet nga skuadra e Lazios së Romës. Lorik Cana ka kontratë me Lazion e Romës deri në qershor të vitit 2016, por spekulimet e fundit kanë folur për një mundësi të largimit të tij nga Biancocelesti. “Jo, ai nuk largohet”, tha babai dhe menaxheri i tij, Agim Cana për Calciomercato.com. “Nëse nuk mund të arrish marrëveshje me klubin tëndë atëherë, natyrsith, se cili lojtar do të ketë problem dhe klube të tjera do të reagonin në një situatë të tillë”. “Nuk e di se prej nga vijnë këto lidhje me Salburgun. Unë jam personi i vetëm që merr vendime për Lorikun dhe mund të ju sigurojë se nuk ka asgjë të vërtetë. Ai nuk është vetëm 100 % por 3000 % i Lazios”, tha Agim Cana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat