Schumacher reagon në zë dhe ka vënë kontakt me sy

Sporti

Schumacher reagon në zë dhe ka vënë kontakt me sy

Më: 7 prill 2014 Në ora: 22:59

Schumacher reagon në zë dhe ka vënë kontakt me sy Gjendja shëndetësore e ish-kampionit të botës në Formula 1 thuhet se është përmirësuar dukshëm në saje të simptomave të fundit. Shëndeti i Michael Schumacherit është duke u përmirësuar. Këtë e kishte lajmëruar zëdhënësja e tij. Informatat tani janë edhe më të sakta në këtë drejtim. Gazzetta dello Sport raporton se në disa momente Michael me vetëdijë ka dëgjuar zërat dhe ka shikuar njerëzit që ishin afër tij. “Mjekët komunikojnë në një mënyrë të veçantë, që nënkupton se Michael po reagon në lëvizje me duar dhe hapje mbyllje të syrit”, tha një burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat