Wenger: Vështirë ta kapim top katërshen

Sporti

Wenger: Vështirë ta kapim top katërshen

Më: 7 prill 2014 Në ora: 09:48

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se një përfundim në pozitën e katërt do të jetë i vështirë pasi Arsenali pësoi disfatë prej 3-0 nga Evertoni të dielën.
Topçinjtë dështuan që të fitojnë ndeshjen e katërt radhazi në Ligën Premier, duke rrezikuar edhe vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

"Jam 100 për qind i përkushtuar për të luftuar për top katërshen, por do të jetë e vështirë".

"Ne ende kemi program të vështirë, por ne duhet të fokusohemi në lojë para se të ëndërrojmë vende".

"Ne duhet të luajmë më mrië, në këto pozita jemi konfrontuar sezoneve të kaluara dhe tani duhet që të luftojmë patjetër për të mbajtur vazhduar në pozitën e katërt", ka thënë Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat