Rodgers: Liverpooli nuk ka frikë nga City

Sporti

Rodgers: Liverpooli nuk ka frikë nga City

Më: 7 prill 2014 Në ora: 09:46

Brendan Rodgers thotë se Liverpooli do të jetë “i patrembur” ndaj Manchester Cityt kur të dyja ekipet do të përballen vikendin e ardhshëm në Ligën Premier.
Redsat janë rikthyer në krye të tabelës me një fitore 2-1 ndaj West Ham në Upton Park gjatë të dielës – me Steven Gerrard që shënoi nga një penalti në secilën pjesë. Dhe ata në ndeshjen e radhës do të përballen me Cityn në Anfield, ndeshje që pritet të jetë vendimtare në garën për titull.

“Mendoj se ishte interesante të dëgjoj nga Vincent Kompany të thotë se ne jemi ekipi më i mirë ndaj të cilit ata kanë luajtur”.

“Ne duhej të kishim fituar në Etihad këtë sezon. Ne duhet të kishim fituar atje edhe sezonin e kaluar dhe barazuam 2-2. Ne duhej t’i kishim mposhtur ata në shtëpi – ne ishim 2-1 dhe bëmë një gabim dhe ishte 2-2”.

“Ekipi që ne kemi ndërtuar, mentaliteti është të jemi të patrembur. Nuk është me rëndësi ndaj kujt luajmë. Ne kemi respekt për ta pasi ata kanë lojtarë të klasit botëror, por është për veten dhe besimin që ne kemi për të luajtur”.

“Për të rinjtë, ata do ta pranojnë dhe kënaqen me këtë – nuk ka presion. Vetëm të dalin dhe të luajnë dhe cilido të jetë presioni, do ta marr unë”.

“Më e rëndësishme është të fokusohemi në topin dhe ekipin kundërshtar dhe jo në veten. Kur ju e bëni këtë, do të arrini gjatë”, ka thënë Rodgers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat