Cagliari dhe Catania shkarkojnë trajnerët

Sporti

Cagliari dhe Catania shkarkojnë trajnerët

Më: 6 prill 2014 Në ora: 23:29


E Dielë shkarkimesh në Serie A. Cagliari dhe Catania larguan trajnerët e tyre pas humbjeve të pësuara me Romën dhe Torinon. Skuadra siciliane largoi trajnerin Rolando Maran duke emëruar në këtë post, Maurizio Pellegrinon që eksperiencën e fundit e ka pasur me skuadrën e Lecco-s. Ndërkohë, që në orët e fundit të së Dielës u shkarkua nga detyra dhe Diego Lopez dhe vendin e tij e zuri Ivo Pulga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat