Galatasaray fiton falë Sneijder

Sporti

Galatasaray fiton falë Sneijder

Më: 6 prill 2014 Në ora: 21:53


Një gol i Wesley Sneijder që në minutën e 9-të të ndeshjes i dha fitoren, Galatasaray në derbin e Turqisë përballë Fenerbahces. Në sfidën më të ndjerë të kampionatit vendas, formacioni verdhekuq mbajti gjallë shpresat për titullin duke fituar përballë publikut të saj pas një 90 minutëshi të zjarrtë. Dy skuadrat dhuruan një spektakël të vërtetë në fushë, jo vetëm përsa i përket lojës por gjithashtu dhe nervave, aq sa të dyja e mbyllën takimin me 10 vetë. Emre Belozoglu, ish lojtar i Interit, la fillimisht në inferioritet numerik të tijtë pasi brenda 6 minutave u ndëshkua dy herë me karton të verdhë duke u larguar nga fusha në të 40-tën.

Kjo e ndihmoi Gallatën që të kontrollonte lojën, por gjithsesi në një ndeshje me tension të tillë nuk kishte si të mos ndëshkohej me të kuq dhe Felipe Melo, që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87-të. Me këtë fitore, Gallata ka ende shpresë për titullin dhe pse diferenca është 6 pikë mes dy ekipeve, me Fenerbahcen që për më tepër ka dhe një ndeshje më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat