Liverpool nuk i ndahet ëndrrës titull

Sporti

Liverpool nuk i ndahet ëndrrës titull

Më: 6 prill 2014 Në ora: 20:12

Liverpool nuk i ndahet ëndrrës titull. Skuadra e Brendan Rodgers fitoi dhe në transfertën londineze me West Ham, duke rimarrë kreun e renditjes ndaj Chelsea. Dy penallti të Steven Gerrard vulosën suksesin e të kuqve nga Liverpooli që vuajtën jo pak në transfertën e “Upton Park”. Ndeshja në fakt ishte me ritëm, por pjesa e parë u mendua se do të shkonte pa gola në pushim, deri në momentin kur Liverpooli fitoi një 11-metërsh që e shndërroi në gol Steven Gerrard.

Megjithatë në kohën shtesë Guy Demel riktheu sërish baraspeshën duke shfrytëzuar zhvillimet e një harkimi në zonë. Në fillimin e pjesës së dytë Liverpool ishte shumë më këmbëngulës dhe një tjetër 11-metërsh i dha mundësinë Gerrard të shënonte dhe golin e 2-1, që ishte njëkohësisht dhe ai i fitores dhe kreut për të kuqtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat