Shpresë për Braunschweig, mundi 3-0 Hannover 96

Sporti

Shpresë për Braunschweig, mundi 3-0 Hannover 96

Më: 6 prill 2014 Në ora: 18:13


Fitore shprese për Eintracht Braunschweig. Verdheblutë triumfuan në derbin e saksonisë së poshtme pasi mundën me rezultatin e thellë 3-0 rivalët e tyre të Hannover 96 dhe tashmë kanë më shumë shanse për të luajtur në Bundeligën e parë edhe sezonin e ardhshëm. Vetëm 14 minuta iu deshen vendasve për t’i dhënë drejtim takimit, dhe ishte pikërisht sulmuesi tyre kryesor Kumbela ai që mposhti për herë të parë në këtë sfidë portierin Zieler. Por të udhëhequr edhe nga tifozët e tyre Braunschweig dyfishoi shifrat 7 minuta më vonë me norvegjezin Nielsen që realizoi një gol të bukur nga hyrja e zonës. Dita e mirë duket që në mëngjes, por për Hannoverin nuk ishte aspak e tillë pasi në minutën e 62 miqtë mbetën me 10 lojtarë pasi Hoffman u ndëshkua me karton të kuq. Atëherë kur pritej që gjithçka të mbyllej me shifrat 2-0 Eintrachti shënoi edhe golin e tretë me Hochscheidt duke I çuar në delir fansat vendas.

Edhe pas këtij suksesi Braunschweig vazhdon të mbajë vendin e fundit të klasifikimit por tashmë është vetëm 2 pikë larg zonës së mbijetesës. Ndërsa për Hannoverin që pësoi humbjen e 4-tërt radhazi përkeqsohet ndjeshëm situata me skuadrën e trajnerit turk Tayfun Korkut që si rrallëherë në këto vitet e fundit lufton për mbijetesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat