Seria A, Interi harron të fitojë barazon 2-2 me Bolognën

Sporti

Seria A, Interi harron të fitojë barazon 2-2 me Bolognën

Më: 5 prill 2014 Në ora: 23:40

As penalltia e parë pas 33 ndeshjes në Serinë A nuk i mjaftoi Interit për t’u rikthyer te fitorja. Zikaltërit edhe pse nuk kishin fituar asnjë nga tre sfidat e fundit u ndalën në një barazim 2-2 me Bolonjën në “San Siro” duke vijuar momentin e tyre të keq dhe për më tepër duke vënë në rrezik pjesmarrjen në Europa League sezonine ardhshëm. Në ndryshim nga takimi i fundit me Livornon Mazzarri kishte bërë vetëm dy ndryshime në formacion me Ranochian e Nagatomon që u kthyen si titullarë.

Ndeshja nisi me një ritëm të lartë nga Interi që pas vetëm 6 minutash lojë zhbollkoi rezultatin me Icardin. Sulmuesi zikaltër goditi menjëherë pas një krosimi nga e majta të Nagatomo duke mposhtur portierin Curci. Por me kalimin e minutave rendimenti i skuadrës së Mazzarrit ra ndjeshëm dhe Bolonja brenda 60 sekondave pati dy mundësi të mira për të barazuar shifrat me Christodoulopoulos dhe Mantovanin. Në të 28-tën Palacio mund të kishte dyfishuar rezultatin po gjuajtja e argjentinasit në limitet zonës përfundoi pak centimetra jashtë. Megjithatë atë që nuk e bëri Palacio e bëri Bolonja në të 35-tën. Handanovic fillimisht bëri mrekullinë përballë goditjes së grekut Christodoulopoulos por nuk mundi të bënte asgjë ndaj goditjes së Portanovës që pati edhe një devijim të lehtë nga ana e Cristaldos. Me barazimin 1-1 Interi u hodh sërish i gjithi përpara për të kërkuar golin e avantazhit, gjithsesi pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-1. Me startin e fraksionit të dytë ishte Bolonja që provoi e para por tentativa Krhin u prit nga Handanovic. Mazzarri për t’i dhënë një shtysë më shumë ekipit të tij në fazën sulmuese në minutën e 53’ hodhi në fushë Kovacic për D’Ambrosion, dhe nisi pikërisht nga këmbët e talentit kroat aksioni I golit të avantazhit provizor të Interit që u shënua sërish nga Mauro Icardi me sulmuesin 21-vjeçar që realizoi një gol mjaftë të bukur nga distanca.

Megjithatë nuk ishte e thënë që Interi të merrte tre pikët në këtë takim pasi në të 73-tën Rolando i dhuroi Panajotis Kones golin e barzimit me këtë të fundit që i shënoi një tjetër gol zikaltërve pas atij në fazën e parë. Por edhe kur u mendua se zikaltërit do të fitonin, pasi kryesori kryesori Mazzoleni i dha Interit penalltinë e parë në këtë sezon pas faullit të Mantovanit ndaj Palacios, nuk ndodhi kështu pasi nga pika e bardhë Diego Milito i hedhur në fushë nga stoli u ndal nga Curci duke treguar se ka humbur shumë nga sharmi i dikurshëm. Në minutën 93-të Interi mund të pësonte golin e Knock-out por Handanovic bëri dy herë mrekullinë përballë Acquafrescës. Përfundimisht 2-2 me skuadrën e Mazzarrit që koleksionoi barazimin e 14-të në këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat