Barcelona vazhdon me fitore

Sporti

Barcelona vazhdon me fitore

Më: 5 prill 2014 Në ora: 21:50

Barcelona ka mposhtur me rezultat 3-1 skuadrën e Real Betisit në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou.

Barcelona ka shënuar këtë fitore disi të çuditshme mes 2 penalltive në favor të saj, prej të cilëve njëri nuk u realizua me sukses në gjuajtjen e parë dhe një autogoli të lojtarit kundërshtar.

Penalltia e parë e cila u kthye në gol ishte në minutën e 14-të ndërsa autor ishte Lionel Messi.

Jordi Figueras shënoi autogol për skuadrën e tij në minutën e 67-të duke e kaluar në avantazh Barcelonën në 2-0.

Në minutën e 69-të, Ruben Castro Martin ul diferencën në 2-1 ndërsa Messi humb penalltinë në gjuajtjen e parë në minutën e 86-të por arriti ta kthejë në gol topin e kthyer për 3-1 duke ia falur vetes gabimin e bërë disa çaste më parë.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka 78 pikë dhe renditet në vendin e dytë në La Liga, një pikë më pak se Atletico Madridi në vendin e parë me gjashtë ndeshje pa përfunduar sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat