Shënon Januzaj, United shkatërron Newcastle (VIDEO)

Sporti

Shënon Januzaj, United shkatërron Newcastle (VIDEO)

Më: 5 prill 2014 Në ora: 18:06

Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League pas barazimit në mesjavë në Champions League me Bayern Munchen. "Viktima" e "Djajve të Kuq" ka qënë Newcastle United, që përpara tifozerisë së tij e ka nxjerrë tre herë topin nga rrjeta e tij.

Një dopietë e Juan Mata në minutat 39, 50, një gol i Hernandez në minutën e 64 dhe një i Adnan Januzaj në minutën e tretë shtesë i kanë dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës së David Moyes që ngjitet në vend të gjashtë në kuotën e 57 pikëve, tre më pak se Everton, ndërsa Newcastle ndalet në kuotën e 46 pikëve në vend të 9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat