Ambasada e Brazilit jep viza edhe për tifozët kosovar për botëror

Sporti

Ambasada e Brazilit jep viza edhe për tifozët kosovar për botëror

Më: 5 prill 2014 Në ora: 16:10

Portali Sporti 1 iu sjell detajet e aplikimit për vizën braziliane për të gjithë tifozët që kanë arritur të sigurojnë një biletë për kampionatin botëror të futbollit Brazili 2014.
Botërori i futbollit, Brazili 2014 po afron, ndërsa me këtë edhe ethet e tij dhe të tifozëve, që duan ta përcjellin nga afër. Shteti i Brazilit nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, por ky fak nuk e ndalon vendin nikoqir që të ndajë viza hyrëse edhe për tifozët e futbollit nga Kosova që ia mësyjnë tokës së futbollit, kafesë e sambas.
Në një komunikim zyrtar me drejtuesit e Ambasadës së Brazilit në Tiranë, jemi informuar në lidhje me procedurat që duhet ndjekur për aplikim të vizës hyrëse gjatë kampionatit botëror të futbollit që fillon më 12 qershor dhe përfundon me 13 korrik.
“Brazili jep edhe për qytetarët e Kosovës vizën hyrëse për të përcjellur edhe botërorin e futbollit, por me një procedurë ndryshe dhe kushte të caktuara”, tha për portalin, Sporti 1, një zyrtare e lartë e Ambasadës në Tiranë.
Kushti i parë, është se duhet siguruar biletën e ndonjë ndeshje, të cilat kanë qenë në shitje edhe online nëpërmjet internetit, pastaj fillon aplikimi.
“Biletën duhet dëshmuar se është blerë, pastaj meqenëse Brazili nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, lëshohet një mini-pasaportë e quajtur ‘lese-pase’ dhe me atë pastaj mund të udhëtohet për në Brazil. E gjithë kjo kryhet për një periudhë një ditore apo mund të zgjat 2-3 ditë”, tha zyrtarja e Ambasadës.
Pra, adhurues të futbollit dhe kupës së botës, nëse mund të siguroni një biletë apo ta fitoni atë nëpërmjet lojëve shpërblyese, atëherë përgatituni aplikoni dhe merrni rrugën e futbollit në kupën e botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat