Karateistët kosovarë dominojnë në grupmoshat deri në 13 vjet

Sporti

Karateistët kosovarë dominojnë në grupmoshat deri në 13 vjet

Më: 5 prill 2014 Në ora: 11:50

Është përmbyllur dita e parë e Kampionatit Botëror të Karatesë në Shotokan, që po mbahet në Prishtinë për grupmoshat deri në 13 vjet në të dy gjinitë.

Kampionati ka qenë mjaft interesant me shumë duele të forta e ku në shumicën e tyre triumfues kanë qenë karateistet kosovarë, të cilët po thuajse i kanë fituar gjysmën e medaljeve.
Kosova ka qenë shteti që ka fituar më së shumti medalje në mesin e mese 30 shteteve që po marrin pjesë me gjithsej 66 medalje, përfshirë këtu të arta, argjendta dhe të bronzta.

Shteti i dytë me më së shumti medalje ka qenë Anglia me gjithsej 37 medalje, ndërsa treshen e përmbylli Cekia me 25 medalje.
Të suksesshëm kanë qenë edhe garuesit nga Shqipëria me 14 medalje, ndërsa Rumania ka fituar 12-të, Zvicra 10-të dhe Turqia 8-të.

Të gjithë fituesit në fund të garës janë shpërblyer me certifikata, medalje dhe kupa për skuadrat fituese.
Sot do të vazhdojë sërish Kampionati Botëror i Karatesë në Shotokan, me kategorinë e juniorëve, ndërsa të dielën do të jetë dita e tretë dhe e fundit, pasi do të jetë radha e seniorëve, e ku pritet të ketë përballje mjaft interesante

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat