5 arsyejet pse City do ta fitojë titullin

Sporti

5 arsyejet pse City do ta fitojë titullin

Më: 5 prill 2014 Në ora: 11:17

5 arsyejet pse City do ta fitojë titullin Skuadra e Manuel Pellegrinit është favoriti kryesor për ta fituar titullin e Premier League, por për ta arritur këtë duhet t'i fitojë të gjitha ndeshjet.

Ja 5 arsyejet që City do ta fitojë titullin:

1) Të uritur për ta rimarur titullin Blut nga Manchesteri nuk arritën që edicionin e kaluar ta mbrojnë titullin e kampionit, pasi ishte pikërisht rivali më i madh Manchester United i cili e mori titullin nga duart e skuadrës së Mancinit në atë kohë. Por a do të ndodhë këtë edicion e kundërta mbetet të shihet.

2) Mbrojtja Manchester City padyshim ka një nga mbrojtëjet më të mira në Premier League edhe pse sivjet Martin Demichelis nuk ishte edhe në formën e duhur. Paraqitjet pozitive në sfidat e mbetura nga Kompany e shokët e tij do ishin deçizive.

3) Rikthimi i Kun Aguero Super sulmuesi argjentinas nuk ishte i qetë nga lëndimet këtë edicion mirëpo rikthimi i tij do ndodhë në momentin e duhur. Golat e tij padyshim se do ta drejtojnë Cityn drejtë titullit.

4) David Silva Super, super mesfushori spanjoll kishte paraqitje të mira dhe të vazhdueshme në Premier League dhe ishte një nga më të mirët te City. Ai ishte edhe njeriu që e ka drejtuar këtë skuadër deri këtu me kontrollin e jashtëzakonshëm të topit që ka.

5) Ndeshjet e mbetura Në krahasim me Chelsean e Liverpool skuadra e Manchester City ka sfida më pak të vështira dhe padyshim kjo do e ndihmoj më së shumti në rrugën drejt titullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat