Fejzullahu në "lupën" e Union Berlin

Sporti

Fejzullahu në "lupën" e Union Berlin

Më: 5 prill 2014 Në ora: 10:23

Një tjetër shqiptar në futbollin gjerman? Ëndrra e sulmuesit të Djurgarens, Erton Fejzullahu mund të bëhet realitet. Në një intervistë dhënë për faqen suedeze Fotbollskanalen.se, sulmuesi i lindur në MItrovicë por që mbron ngjyrat e fanelës të kombatëres suedeze, konfirmon interesimin e glubit të Bundesliga 2, Union Berlin. Klubi gjerman dëshiron ta zyrtarizojë transferimin gjatë merkatos së verës dhe 25 vjeçari është gati të nisë një eksperiencë të re. “Është gjithmonë kënaqësi kur klube të ndryshme interesohen për mua. Ajo që kam mësuar është se Unioni është një klub i madh”, shprehet sulmuesi në një intervistë që ka dhënë për faqen në fjalë.

Në vijim ai shton se Berlini nuk është një opsion për t’u hedhur poshtë por një vendim për këtë ofertë do ta marrë në merkaton e verës. Fejzullahu që ndiqet edhe nga disa klube në Turqi, Gjermani e Itali ka një kontratë që e lidh edhe për dy vitet e ardhshme me skuadrën suedeze të Djurgarensit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat