Reali e vë në shënjestër dyshen Suarez-Coutinho

Sporti

Reali e vë në shënjestër dyshen Suarez-Coutinho

Më: 4 prill 2014 Në ora: 23:54

Real Madridi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Luis Suarezi. Gjiganti madrilen është duke e përgatitur një ofertë për sulmuesin uruguaian, të cilën do t’ia prezantojë Liverpoolit gjatë kësaj vere.

Po ashtu, Los Blancos e kanë vënë në shënjestër edhe futbollistin tjetër ofanziv të Reds, Philippe Coutinho.

Sipas mediave britanike, Merengues, më saktësisht presidenti Florentino Perez, është i gatshëm t’i paguajë plot 87 milionë euro, vetëm për t’i transferuar sulmuesin uruguaian dhe atë brazilian në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, Liverpooli e vlerëson 100 milionë euro vetëm Suarezin, i cili po e kalon sezonin më të mirë në karrierë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat