Matthaus: Ky Bayern, më i miri në histori

Sporti

Matthaus: Ky Bayern, më i miri në histori

Më: 4 prill 2014 Në ora: 23:53

Për Lothar Matthausin, nuk ka dyshim: një skuadër e fortë si Bayern Munichu i këtyre dy sezoneve, nuk është parë kurrë më parë.

Kështu mendon të paktën ish futbollisti gjerman, i cili e dha një intervistë për uebfaqen zyrtare të Bundesligës.

“S’e kam parë kurrë më parë një skuadër si Bayern Munichu i dy sezoneve të fundit. Në të gjithë karrierën time si lojtar e trajner, në Gjermani, Itali, Spanjë apo diku tjetër, nuk e kam parë kurrë një skuadër dominuese si ajo e Bayernit. Skuadra meriton çdo mirënjohje dhe respekt për atë që ka bërë”, deklaroi legjenda e futbollit gjerman.

Matthaus e lavdëroi edhe trajnerin Pep Guardiola, duke insistuar se Bayerni bëri mirë që e ndërroi trajnerin, për ta freskuar edhe më shumë ekipin, i cili po dominon në Gjermani dhe në Evropë.

“Ishte një zgjedhje e duhur për ta përmirësuar një skuadër, e cila me Jupp Heynckes e kishte shkruar historinë, duke e fituar Bundesligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë”, vazhdoi ish futbollisti i Interit.

“Është një perfeksionist, që jep shembull të mirë, dhe lojtarët e kanë pranuar këtë si është më së miri. Ndër të tjera, kam mbetur i impresionuar edhe nga fakti se Guardiola e ka mësuar gjermanishten para se të vinte në Bavari”, përfundoi Matthuaus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat