Casillas, i lidhur shpirtërisht me Del Bosquen

Sporti

Casillas, i lidhur shpirtërisht me Del Bosquen

Më: 4 prill 2014 Në ora: 23:43

Iker Casillas thotë se një pjesë e Real Madridit iu zhduk, në ditën kur Vicente del Bosque kishte vendosur të largohej nga Santiago Bernabeu.

Përzgjedhësi aktual i Spanjës i kishte kaluar katër vjet në drejtim të klubit nga kryeqyteti spanjoll, në periudhën 1999 deri më 2003, gjatë së cilës Los Blancos i fituan dy tituj në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve.

Sidoqoftë, klubi nuk kishte vendosur t’i ofronte atij kontratë të re, kështu që, kjo e kishte shokuar portierin Casillas.

“Largimi i tij nga Real Madridi me të vërtetë ndikoi tek unë, më tronditi. Ishte sikur një pjesë e Real Madridit kishte shkuar, po ashtu”, ka shkruar kapiteni i Merengues në auto biografinë e tij për Del Bosquen.

“Natën që ndodhi kjo, isha në rrugë për një eveniment në Alicante, kur dëgjova se Vicente po shkonte. Ne e kishim ndjenjën se diçka do të ndodhte, por festimet për atë titull në La Liga ishin më të këqijat të cilat i mbaj në mend”, ka vazhduar Casillas.

Ai po ashtu ka zbuluar se Del Bosque ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij si lojtar dhe si person, që kur ia dha rastin në ekipin e parë, në vitin 2002.

“Ai më ndihmoi, por gjithashtu më njoftoi me realitetin e futbollit, të sportit dhe të jetës. Ai ma dha besimin dhe më pas një dozë të mirë se çka do të thotë të jesh në bankinë”.

“Ndonjëherë, bëhem i nervozuar, sepse është e vështirë për çdo lojtar, kur e sheh veten jashtë ekipit. Mirëpo, ai ma pat dhënë mundësinë dhe e shfaqte besimin tek unë, siç ishte rasti kur më futi në lojë në finale të Ligës së Kampionëve në Glasgoë (2002)”, përfundon rrëfimin Casillas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat