Ronaldo, favorit për Këpucën e Artë të Championsit

Sporti

Ronaldo, favorit për Këpucën e Artë të Championsit

Më: 4 prill 2014 Në ora: 23:41

Është hapur rruga për Cristiano Ronaldon, në tentim për t’u shpallur golashënuesi më i mirë ië Ligës së Kampionëve, për një sezon.

Pasi e barazoi rekordin e Altafini e Messi, me 14 gola të realizuar brenda një sezoni, CR7 e mori stafetën i vetëm, duke e pasur parasysh se konkurrenti i tij kryesor, Zlatan Ibrahimovic, s’është më pjesë e këtij evenimenti.

Sulmuesi suedez i PSG-së pësoi lëndim dhe do të mungojë deri në një muaj, kështu që kuota që Ronaldo ta fitojë Këpucën e Artë të Championsit ka rënë në 1,08.

Ibra mbetet në garë me 10 gola, por e ka kuotën 7,00. Messi, 8 gola deri tash, është i treti dhe e ka kuotën 13,00. Larg tyre është Diego Costa. Sulmuesi i Atletico Madridit ka realizuar 7 gola dhe kuota që ai ta fitojë këtë garë është 41,00.

Ronaldo, nga ana e tij, ka nevojë vetëm për një gol, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Championsit, brenda një sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat