Rusia e Ukraina anulojnë ndeshjen miqësore në futboll

Sporti

Rusia e Ukraina anulojnë ndeshjen miqësore në futboll

Më: 4 prill 2014 Në ora: 19:49

Një ndeshje miqësore që ishte planifikuar të mbahet në mes të ekipit Spartak të Moskës dhe Dynamo të Kievit, është anuluar për shkak të krizës mes të dyja shteteve.

Ndeshja ishte planifikuar të mbahet më 24 korrik kur edhe do të përurohej stadiumi i ri i ekipit rus në Tushino të Moskës.

Ekipi Spartak në faqen zyrtare ka njoftuar të premten se anulimi i ndeshjes është një vendim i përbashkët i të dyja klubeve.

Spartak ka bërë me dije se në ditët dhe javët vijuese do të bëj publike se me kënd do ta luaj ndeshjen një stadiumin e ri të posa ndërtuar.

Presidenti i ekipit Dynamo të Ukrainës, u citua të ketë thënë gjatë marsit, se është kohë e papërshtatshme për të zhvilluar ndeshje me ekipin rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat