Casillas ‘shuplakë’ Busquetsit

Sporti

Casillas ‘shuplakë’ Busquetsit

Më: 4 prill 2014 Në ora: 16:57

Iker Casillas ka premtuar se do t’ia ndezë një shuplakë mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets pas shkeljes që ia bëri mbrojtësit të Real Madridit, Pepe.

Reprezentuesi spanjoll u përplas me portugezin në fitoren 4:3 të gjigantit katalan në El Clasicon e muajit të kaluar në Santiago Bernabeu, por ka insistuar në pafajësinë e tij.

Pepe u kundërpërgjigj duke thënë se Busquets është “gënjeshtar” dhe Casillas e mbështeti bashkëlojtarin e tij duke kritikuar sjelljen e kolegut të tij nga Kombëtarja e Spanjës.

“Pamjet flasin vet. Pepe e ka mbështetjen e komplet skuadrës”, deklaroi Casillas në një ngjarje promocionale.

“Nuk do të hyj më shumë në detaje. Ishte një moment i nxehtë. Busquets, nga këndvështrimi im, u soll keq. Kur ta takoj Busquetsin, do t’ia ndezi një shuplakë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat