Këmbim i trefishtë i yjeve të futbollit

Sporti

Këmbim i trefishtë i yjeve të futbollit

Më: 4 prill 2014 Në ora: 16:55

Mediat spanjolle shkruajnë se këtë verë merkatoja do të jetë mjaft interesante. Sipas saj që shkruan “Marka” në këtë verë mund të ndodhë një kombim i trefishë mes Real Madridit, Mançester Sitit si dhe Monakos. Sipas tyre Angel Di Maria, do shkonte tek Monako, Radamel Falkao në Siti, ndërsa Serxhio Aguero në Real Madrid.

Merkato shpërthyese pritet këtë verë në disa qytete evropiane të cilat mund të konsiderohen edhe si epiqendrat e futbollit kontinental. Një drekë e pazakontë është konsumuar në një restorant të Madridit me protagonistë, presidentin e Realit, Florentino Perez, atë të Monaco, Dmitry Rybolovlev, drejtorin sportiv të Manchester City dhe sulmuesin Radamel Falcao. E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se këta kanë biseduar për kryerjen e një operacioni zinxhir në merkato që i përfshin të treja shoqëritë. Kështu, sipas informacioneve të përditshmes spanjolle, është Di Maria ai që do të largohet në verë nga Reali me destinacion principatën e Monakos, ndërsa “qytetarët” do të lënë të lirë argjentinasin tjetër Aguero për t’u bashkuar me Real Madridin. Në këtë mënyrë, anglezët përfitojnë shërbimet e sulmuesit kolumbian Radamael Falkao, që aktualisht është pjesë e Monakos. Nuk dihet ende nëse palët kanë rënë dakort për këtë operacion të ndërlikuar merkatoje por tashmë nuk është më enigmë që Real Madrid po e ndjek prej kohësh ish sulmuesin e Atleticos. Nga ana tjetër, Di Maria është përfolur shpesh për një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabeu”, ndërsa Falcao i zhgënjyer nga eksperienca në principatë kërkon një klub të ri dhe City është gati ta presë me krahë hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat