Chelsea fiton Europa League

Sporti

Chelsea fiton Europa League

Më: 15 maj 2013 Në ora: 22:43

Futbollistët e Chelseat janë kampion i ri i Ligës së Evropës, pasi sonte në Amstredam mposhtën Benfican e Lisbonës me rezultatin 2:1.

Ndeshja ishte kryesisht e barabartë, ndonëse portugezët në pjesën më të madhe të lojës ishin më sulmues. Vendimi ra në fund të minutave shtesë, kur mbrojtësi i Chelseat Ivanoviq shënoi gol me kokë dhe ia siguroi londinezëve trofeun.

Gjatë dhjetë ditëve të ardhshme londinezët do të jenë bartës të dy titujve, pasi ata janë ende kampion aktualë të Ligës së Kampionëve, kurse sonte u kurorëzuan edhe me titullin e kampionit të Europa League.

Ekipi i rafal Benitezit sonte startoi dukshëm i dobësuar – shkaku i lëndimit të kapitenit, John Terry si dhe mungesës së sulmuesit të shquar Eden Hazard.

Megjithëkëtë Chelsea ishte i pari që kaloi në epërsi në minutën e 60-ë, kur Fernando Torres mposhti portierin e Benficas.

Portugezët e barazuan në minutën e 76-ë, kur u referua penallti në favor të tyre, kurse gotiken e dënimit e realizoi paraguaiani Oscar Cardoso.

Në vijim të ndeshjes vlen të shënohet edhe një goditje precize e Frank Lampardit nga distanca e madhe, por atë e ndaloi shtylla horizontale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat