Man United vazhdon dominimin

Sporti

Man United vazhdon dominimin

Nga: Alban Lumi Më: 23 tetor 2012 Në ora: 23:23

Manchester United ka radhitur fitoren e tertë me radhë në Grupin H. Viktima e fundit e djajve të kuq ishin futbollistët e Bragës, të cilët i mposhti me rezultat të ngushtë, 3:2, por i mjaftueshëm për të pas bilanc të qind për qind pas tri xhiros në fazën e grupeve. Madje të përzgjedhurit e Alex Ferguson treguan mentalitet fitues, pasi nga 0:2 e përmbysën atë. Alab, kishte sjell gëzimin e parë te mysfirët në minutën 2-të dhe më pas 20-të, por që në fund u dashtë vetëm të krenohen për “qëndresën” që i bënë skuadrës angleze. Hernandez së pari ngushtoi epërsinë (25’), që me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Ndërkaq Evans e barazoi rezultatin në minutën e 62-të, ndërsa me golin e dytë personal, Hernandez i solli tri pikë të reja për Djajtë e Kuq (75’).

Gallata barazon me Cluj

Takimi tjetër i këtij Grupi ndërmjet Galatasarayt dhe CFR Cluj përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1. Nounkeu ka qenë fatal për vendasit në minutën e 19-të, pasi me autogolin tij solli në epërsi skuadrën e Cluj. Më pas turqit u munduan të barazojnë rezultatin, por nuk e arrtën as edhe nga pika e bardhë. Braziliani, Mello nuk ia doli të shënoi nga pika e bardhë. Ndërkaq Tilmaz, në minutën e 77-të, më në fund solli golin e barazimit, që së paku e shpëtoi Gallatën nga disfata. Derisa Manchester United kryeson me nëntë pikë, ndërsa CFR Cluj ka katër pikë në vend të dytë, para Bargës dhe Gallatasaryt.

Manchester United – Braga 3:2
Galatasaray – Cluj 1:1

1. Manchester United 3 9
2. CFR Cluj 3 4
3. Braga 3 3
4. Galatasaray 3 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat