Shakhtar befason kampionin

Sporti

Shakhtar befason kampionin

Nga: Alban Lumi Më: 23 tetor 2012 Në ora: 22:57

Befasia më e madhe e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, Shakhtar Donetsk vazhdon të shkëlqejë në fazën e grupeve. Pas barazimit në udhëtim me Juven, ata mposhtën kampionin në fuqi, Chelsean, me rezultat 2:1. Nga fillimi i ndeshjes, ekipi ukrainas tregoi se luan për tri pikët. Pas mbrojtjes së dobët të mysafirëve, topi shkoi te Alex Teixeira, i cili paksa me fat kaloi skuadrën e tij në epërsi (3’). Me epërsi minimale të vendasve u mbyll gjysmoja e parë. Shakhtare startuan mirë edhe gjysmën e dytë të lojës. Një gabim të Eden Hazard e shfrytëzoi Luiz Adriano, i cili pasoi te Fernandinho dhe braziliani e dyfishoi epërsinë pas hatët minutash të pjesës së dytë. Chelsea deri në fund, vetëm arritën të shënojnë golin e nderit, kur në minutën e 88-të Oscar , regjistrohet në listën e realizatorëve.

Juve sërish barazon


Juventusi ka mbetur pa fitore edhe në ndeshjen e tretë të Gripit E. Ata edhe pse ishin favorit absolut barazuan me Nordsjaelland 1:1. Vendasit krijuan avantazhin në minutën e 50-të me anë të Mikkel Beckmann, ndërsa Mirko Vucinic e barazoi rezultatin (81’). Pas këtij takimi Shakhtar, mbetët lideri i vetëm me shtatë pikë, ndërkaq Chelsea zbret në pozitën e dytë me 4 pikë. Juventsui edhe më keq mbanë pozitën e tretë, derisa danezët falë barazimit t fundit regjistruan pikën e vetme. Duket se ukrainasit do t’i prishin punë dy favoritëve, njëra prej të cilës me gjasë do të mbesin jashtë fazës së tjetër të garës.

Shakhtar – Chelsea 2:1
Nordsjaelland – Juventus 1:1

1. Shakhtar 3 7
2. Chelsea 3 4
3. Juventus 3 3
4. Nordsjaelland 3 1 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat