Shaqiri me Bayernin rigjejnë fitoren – mposhtin Lillen në Francë

Sporti

Shaqiri me Bayernin rigjejnë fitoren – mposhtin Lillen në Francë

Nga: Alban Lumi Më: 23 tetor 2012 Në ora: 22:40

Bayern Munchen, pas humbjes befasuese në xhiron e kaluar të Ligës së Kampionëve, rikthehet fuqishëm duke i mundur francezët e Lilles në shtëpinë kësaj të fundit. Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë për të lënë edhe ai gjurmë në këtë takim. Në takimin tjetër të Grupit F, Valencia demoloi BATE Borisovin në udhëtim.

Bayern Munchen ka lënë pas humbjen që pësoi nga BATE Borisov, për të shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim, ndaj skuadrës së Lilles në Francë. Gjermanët kaluan në avantazh që në minutën e 20-të, kur përfaqësuesi i Gjermanisë, Tomas Muller sjellë në minutën e20-të, shndërron në gol gjuajtjen nga pika e bardhë. Më parë në zonë të rreptësisë në mënyrë të palejuar u ndal kapiteni, Lahm nga futbollisti vendas, Digne. Gjyqtari pasi u hamend paksa, me të drejt akordoi goditjen më të rëndë në futboll. Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, takimit ia nisi nga bankina, ndërkaq që u inkuadrua në lojë me të filluar gjysmoja e dytë. Ai u inkuadrua në vend të francezit, Franck Ribery. Bayerni edhe në këtë takim u parait pa yllin holandez, Arjen Robben, i cili vazhdon të vuajë nga lëndimi. Pas kësaj fitore, bavarezët arrin pikën e gjashtë në Grupin F, ndërkaq Lille mbetët skuadra më zhgënjyese duke mos marr së paku një pikë.

Valenica “poshtëron” Bate Borisovin


Spanjollët e Valencias befasuan në ndeshjet e tretë të Grupit F. Ata deklasuan BATE Borisovin, duke mposhtur me rezultat bindës, 3:0, edhe pse luajtën në shtëpinë e kësaj të fundit.
BATE Borisv u duk se është shndërruar në favoritin kryesor për të kaluar grupin. Pas fitores në xhiron e kaluar, ndaj Bayern Munchenit. Por ata zhgënjyen tërësisht. Në ndeshjen e dytë me radhë para adhuruesve të tyre pësuan debakël nga Valencia. Spanjollët e përmbyllën takimin me shifra të frikshme, 3:0. Soldado nga penalltia në minutën e 45-të, për t’i dhënë qetësinë duhur spanjollëve në pjesën e dytë. Edhe në 45 minutat e dyta, Valencia ishte më e rrezikshme, ku realizuan edhe dy herë. Ishte i njëjti futbollist, Soldado, ai cili kompletoi edhe het-trikun e tij me golat e minutës së 55-të përkatësisht 69-të. Pas kësaj fitore, situata në Grupin F, bëhet edhe më e paqartë, pasi Bayerni me fitore sikurse edhe Valencia shtuan numrin pikëve në gjashtë sa kishte edhe BATE. Ndërkaq Lille mbetët skuadra më e pashpresë por me gjasa teorike nëse këndellet në tri ndeshjet fundit për të kaluar më tej.

Lille - Bayern Munchen 0:1
BATE – Valencia 0:3

1. Valencia 3 6
2. BATE 3 6
3. Bayern 3 6
4. Lille 2 0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat