Sporti

Grushtohet gjyqtari i basketbollit

Bota Sot | 22.10.2012 01:15
Grushtohet gjyqtari i basketbollit

Gjyqtari, i basketbollit, Xhavit Beqiri e ka pėsuar mė sė keqi nė ndeshjen e javės sė katėrt nė elitėn e basketbollit tė Kosovės, nė mes RTV 21 dhe Dritės. Nė pėrfundim tė gjysmėlojės sė parė ai u grushtua nga basketbollisti gjilanas, Qėndrim Demi.

Drita e Gjilanit ishte rikthyer nė momentet e fundit nė Superigėn e basketbollit tė Kosovės, pasi nga garat ishte tėrhequr Universi. Por duket se gjilanasit ende nuk janė pjekur sa duhet pėr garat elite. Nė ndeshjen me debutuesit tė Superligės, RTV21, kishte disa herė sjellje tė pahijshme tė basketbollistėve tė tyre ndėrkaq kulmi u arrit kur basketbollisti Qėndrim Demi grushtoi gjyqtarin Xhavit Beqiri. Ndėrkaq nė raportin vėzhguesit tė ndeshjes tė ndeshjes thuhet . “Kur kishin mbetur 25,8 sekonda deri nė fund tė ēerekut tė dytė, tek rezultati 50:32 pėr ekipin vendės, basketbollisti Qėndrim Demi, pas fjalosjes dhe ndėshkimit me gabim teknik, e sulmoi fizikisht gjyqtarin Xhavit Beqiri, me ē’rast edhe loja u ndėrpre automatikisht”, shkruan nė raportin e delegatit.
“Ne e kemi bėrė organizimin si duhet, policia ka qenė prezente dhe nuk ka munguar asgjė. Mė vjen shumė keq qė ndodhi ky incident, tė cilin sigurisht se nuk ka qejf ta shohė askush. Ėshtė njė gjest absolutisht pėr keqardhje”, ka thėnė drejtori sportiv i 21-shit, Leart Hoxha.
Rreth kėtij rasti pritet tė merren organet pėrkatėse, por sipas tė gjitha gjasave, Drita do ta humb kėtė takim, tė katėrtin me radhė me rezultat zyrtar 20:0 dhe lojtarėt e pėrfshirė nė incident mund ta pėsojnė keq.


Komentet

Komente | Kthehu

Vėrejtje:

Lexues dhe komentues tė nderuar Bota sot ka ofruar gjithmonė hapėsirė tė lirė pėr komentime dhe pėr diskutime, me qėllimin e mirė tė nxitjes sė debateve. Por, pėr shkak tė komentuesve tė papėrgjegjshėm, qė keqpėrdorin kėtė mundėsi, kemi vendosur ta ndryshojmė qasjen drejt komentimit tė lajmeve. Tash e tutje, komentuesit profilin e tyre duhet ta autorizojnė me email valid dhe tė dhėna personale tė shtuara. Ēdo pėrdorues, nė panelin "Settings" duhet tė vendos emailin valid, e pastaj tė kėrkojė qė nė atė adresė elektronike t'i dėrgohet linku pėr aprovim. Ky link duhet tė klikohet, qė tė autorizohet profili pėrmes tė cilit mund tė komentoni.

comments powered by Disqus
Tjera nga Sporti