Fiton Inter , "kërcënon" Juventusin

Sporti

Fiton Inter , "kërcënon" Juventusin

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 17:44

Inter ka marrë një fitore me shumë vlera në San Siro përballë Catanias me rezultatin e pastër 2-0. Të besuarit e Andrea Stramaccionit shënuan nga një gol në çdo pjesë me Antonio Cassanon në të 27-ën dhe Palacio në të 85-ën.

Me këtë fitore zikaltrit ngjiten në vend të tretë me 18 pikë po aq sa edhe Lazio dhe qëndrojnë 4 pikë larg Juventusit kryesues dhe 1 pikë larg Napolit të vendit të dytë.

Duhet theksuar se goli i argjentinasit Rodrigo Palacio ishte spektakolar. Pas një asist të marrë nga Milito, ish Genoa shënoi një supergol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat