Mavraj me Furth marrin pikë në Hoffenheim

Sporti

Mavraj me Furth marrin pikë në Hoffenheim

Nga: Alban Lumi Më: 19 tetor 2012 Në ora: 22:41

Skuadra e promovuar në Bundesliga, Greuther Furth në çastet e fundit ka siguruar barazimin me Hoffenheimin, në terrenin e këtij të fundit, duke e përmbyllur takimin me shifrat, 3:3.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj për gjatë tërë ndeshjes i ndihmoi skuadrës së Greuther Furth duke mbrojtur në mënyrën më të mirë edhe detyrën e tij të kapitenit të skuadrës. Firmino në minutën e 8-të solli vendasit në epërsi, ndërkaq Stieber (39’), realizoi për Furth, duke dërguar skuadrat në pushim prej 15 minutave me shifrat e barabarta, 1:1. Edhe në gjysmëlojën e dytë vazhduan sulmet si nga njëra po ashtu edhe skuadra tjetër. Ndërkaq që dy herë epërsinë e krijuan futbollistët e Hoffenheim, por pa ia dalë ta ruajnë atë deri në fund. Joselu realizoi dy golat e tjerë për mikpritësit, në minutën e 67-të përkatësisht 89-të, ndërkaq Prib barazoi rezultatin për 2:2 në minutën e 84-të, ndërkaq në çastet e fundit të takimit vulosi rezultatin, 3:3. Pas këtij takimi, Furth ka arkëtuar pikën e 5-të, duke mbetur edhe më tej në zonë të rrezikshme përkatësisht në pozitën e 17-të, ndërkaq Hoffenheim pas tetë javësh mbanë pozitën e 12-të me tetë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat