Berisha refuzon kombëtaren

Sporti

Berisha refuzon kombëtaren

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 14:43

Pas paraqitjeve impresive në kampionatin australian me skuadrën e Brisbane Roar, të sulmuesi Besart Berisha, është ftuar nga përzgjedhësi, De Biasi për miqësoren e 14 nëntorit me Kamerunit. Ndërsa Berisha pas kësaj ftese ka qenë i prerë se nuk e ka ndërmend të kthehet në kombëtare. “E respektoj përzgjedhësin, De Biasi dhe e falënderoj për fjalët e mira. Por unë nuk e ndryshoj vendimin e marrë, momentalisht nuk e kam të mundur të jem pjesë e kombëtares. E vlerësoj shumë përfaqësuesen dhe shpresoj që një ditë të jem më afër Shqipërisë për të dhënë më të mirën. Berisha ka lënë mundësinë e hapur që pasi të kthehet të luajë në Evropë t’i bashkohet kombëtares.
Sulmuesi nga Kosova, ka thënë më pas se shpreson në mirëkuptimin e drejtuesve të kombëtares, nga të cilët pret të ftohet kur do të djersit fanellën e ndonjë klubi në kontinentin e vjetër. Berisha vitin e kaluar u shpallë shënuesi më i mirë i ligës në kampionatin australian me 19 gola të realizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat