La Lakers përgatitë ofertë për LeBron James

Sporti

La Lakers përgatitë ofertë për LeBron James

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 12:38

Sezoni i NBA ende nuk ka nisur por rrjeti mediatik ESPN hedh në treg një bombë mediatike të porcioneve të konsiderueshme sipas së cilës Los Angelos Lakers, klubi më I pasur I Ligës po mendojnë të marrin LeBron James si trashëgimtarin e Kobe Bryant në momentin kur Mamba e Zezë, është ku epiteti që mban Bryant do të tërhiqet.

Me sa duket Kobe dëshiron ti thotë mjaft basketbollit trë luajtur në fund të kontratës së tij aktuale që skadon në verën e vitit 2014 dhe në atë moment James që është I lidhur me një kontratë deri në vitin 2016 me Miami Heat do të ketë mundësinë të lirohet nga lidhja kontraktuale para kohe.

Duhet vënë në dukje dhe fakti se pikërisht në përfundim të sezonit 2013 -2014 Lakers do të ulin ndjeshëm dhe salary cap, shumën që paguajnë për pagat e lojtarëve pasi vec kontratës së Kobe do të skadojnë dhe akordet me Gasol, Metta Ëorld Peace, Blake dhe Jordan Hill. Në mbrmjen e ndeshjeve të pragsezonit pikërisht Heats-at e James, fituan 105 -78 ndaj Detroit Pistons. Sukses arritën dhe Atklanta kundër Neë Orleans 97-68, dhe Memhis që mposhti 97-94 ndërsa fituan dhe Boston Celtics 115-85 në shtëpinë e Brooklyn Nets.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat