Casillas nuk mërzitet për mungesat “Kemi Potencial të Madh”

Sporti

Casillas nuk mërzitet për mungesat “Kemi Potencial të Madh”

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 12:35

Mungesat e shumta në formacion që Reali i Madrdit do të ketë në ndeshjen e rradhës në kampionat, duket se nuk përbëjnë një problem për Iker Casilllas. Portieri i “Los Blancos” është i bindur se ekipi mund t’ia dali mbanë edhe pa lojtarët që aktivizohen rregullisht nga tekniku Jose Mourinho. Kampionët e La Ligës ne takimin kundër Celta nuk do të kenë në dispozicion, Fabio Coentrao, Alvaro Arbeloa dhe Marcelo pasi janë dëmtuar në ndeshjet që kanë luajtur me kombëtaret e tyre

“Kemi alternative të shumta për të zëvendësuar lojtarët të cilët janë dëmtuar nga “Virusi Fifa”. Lojtarët rezervë janë të aftë dhe I duhen ekipit. Jam I sigurtë që tekniku do të zgjedhë lojtarët më të mirë për ndeshjen ndaj Celta.”

Casillas foli dhe për kritikat e shumta që janë bërë ndaj tij që në fillim të këtij sezoni.

“Kritikat i merr me një sens humori. Duhet të respektosh të drejtën që kanë njerëzit për të kritikuar. Kur ke qëndruar për një kohë të gjatë në majë dhe në një klub si Reali i Madridit, je i vetdijshëm që gjërat mund të ndryshojnë vetëm në dy ose tre ndeshje. Kam jetuar për një kohë të gjatë me dicka të tillë.”

Ndeshja Real Madridit-Celta do të luhet të shtunën në orën 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat