Fabio Cannavaro simpatizon për Napolin para Juves

Sporti

Fabio Cannavaro simpatizon për Napolin para Juves

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 12:32

Fabio Cannavaro pohoi publikisht se do të mbështesë Napolin dhe jo Juventusin kur dy skuadrat me të cilat ka luajtur të përballen mes tyre këtë fundjavë.

“Kam respekt të madh për Juven, një klub që më ka dhënë shumë dhe me të cilin kam fituar dy trofe në Serinë A”, deklaroi fituesi i Kupës së Botës 2006.

Cannavaro argumentoi zgjedhjen e tij duke thënë se është napoletan dhe Napoli është klubi ku ai është rritur dhe pikërisht për këto arsye zemra e tij rreh për ekipin e Mazzarrit. Me Napolin, Fabion e lidh edhe diçka tjetër, që nuk është një arsye me më pak rëndësi. Vëllai i tij Paolo është kapiteni aktual te skuadra napoletane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat