UEFA hap procedurë disiplinore kundër Serbisë

Sporti

UEFA hap procedurë disiplinore kundër Serbisë

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 21:57

Organi qeverisës evropian i futbollit, UEFA vendosi që të hapë procedura disiplinore kundër Serbisë, në lidhje me brohoritjet raciste të tifozëve serbë gjatë ndeshjes së të martës kundër Anglisë, mes ekipeve nën moshën 21 vjeçe.

UEFA gjithashtu tha se edhe lojtarët e Anglisë edhe ata të Serbisë do të hetohen për “sjellje të pahijshme”, në fund të ndeshjes së luajtur të martën, kur shpërthyen përleshjet në stadiumin e Krushevacit në Serbi.

Pasi të mblidhen të raportet e të gjithë personave zyrtarë nga kjo ndeshje, si dhe deklaratat e përfaqësuesve të dy federatave kombëtare për këtë rast, do të debatohet në Komisionin e kontrollit dhe atë disiplinor të UEFA-s, që është caktuar për datën 22 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat