Anglia e pafuqishme ndaj Polonisë

Sporti

Anglia e pafuqishme ndaj Polonisë

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 20:56

Ndeshja Poloni-Angli, që u shty të martën për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu Varshavën, u luajt të mërkurën pasdite dhe përfundoi në barazim 1-1.
Wayne Rooney kaloi në avantazh miqtë në pjesën e parë, por Polonia rriti presionin dhe në pjesën e dytë arriti të barazonte në minutën e 70. Glik, pas një goditjeje dënimi, shfrytëzoi daljen e pastudiuar të Joe Hart duke dërguar topin në rrjetë.
Barazimi ishte i drejtë pasi Anglia nuk bëri asgjë për të merituar fitoren.
Edhe pas këtij takimi, renditjes në grupin H të eliminatoreve të Kupës së Botës “Brazil 2014" i prinë Anglia me 8 pikë, para Mali i Zi (7 pikë), Polonisë (5 pikë), Moldavisë (4 pikë), Ukrainës 2 (dy pikë) dhe San Marinos që mbetët pa pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat