Galliani përkrahë Allegrin

Sporti

Galliani përkrahë Allegrin

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 20:39

Kriza e rezultateve por dhe dëmtimet e shumta, mes të cilave ato të Abiatit dhe Robinjos nuk e bëjnë Adriano Gallianin të humbasë optimizmin, për kthesën e skuadrës por dhe të ardhmen e Allegri-t që në prag të një ndeshje të rëndësishme si ajo me Lacion i jep një tjetër votëbesim.

“Fati i trajnerit nuk vendoset në Romë. Allegri do të vazhdojë të drejtojë Milanin dhe pas ndeshjes me Lacion pavarsisht asaj që do të ndodhë”.

Fjalë që mund të krijojnë atë ambjent të qetë për të cilin Milani ka nevojë në këtë periudhë sidomos kur drejtuesit kryesor i klubit shpreh besimin e tij se gjendja në Milanelo do të ndryshojë.

“Në ndeshjen e ardhshme pres shumë nga ekipi. Nuk meritonim të humbisnim në derbi. Milani besoj se do të vijë në rritje në ndeshjet pasardhëse dhe loja jonë gjithashtu do të përmirësohet ashtu si rezultatet”.

Lajmi I mirë për kuqezinjtë në prag të ndeshjes me Lacion është rikthimi i Patos dhe ai i Sulej Muntarit, me këtë të fundit që ka më shumë gjasa të jetë titullar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat