Barcelona kërkon ta blindoi Messin - deri në vitin 2018

Sporti

Barcelona kërkon ta blindoi Messin - deri në vitin 2018

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 20:37

Barcelona dhe Mesi drejt një tjetër deklarate dashurie. Klubi blaugrana, sipas asaj që raportohet nga mediat katalanase, po mendon të rinovojë kontratën me yllin argjentinas, deri në verën e vitit 2018.

Palët pritet të nisin bisedimet gjatë javëve në vazhdim ndërkohë që zyrtarizimi do të bëhet pas datës 30 qershor 2013. Aktualisht kontrata e Mesit me Barcelonën përfundon në qershor të vitit 2016 dhe katalanasit kërkojnë ta rinovojnë atë dhe për dy vitë të tjera.

Synimi i Barcelonës është që Mesi të përfundojë karrierën në “Camp Nou” por rregulli i FIFA-s që një lojtar nuk duhet të një kontratë më afatgjatë se pesë vjet me një klub, detyron drejtuesit e Barcës, që të rinovojnë për momentin deri në vitin 2018 dhe marrëveshjen ta finalizojnë në verën e 2013-tës. Mendohet se nga kontrata e re, argjentinasi do të përfitojë dhe një rritje të konsiderueshme në pagën e tij dhe pse vështirë se do të bëhet lojtari më I paguar në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat