Drita gjunjëzon liderin

Sporti

Drita gjunjëzon liderin

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 18:13

Drita ia ka shkaktuar Trepçës ’89 humbjen e parë në këtë kampionat. ‘Xehetarët’ janë mposhtur në Gjilan nga Drita me rezultat 2:1.

Drita në derbin e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll, ka arkëtuar pikët e plota ndaj liderit, Trepça ’89. Gjilanasit në avantazh prej 1:0 në minutën e 20-të, nëpërmjet Xhevdet Shabanit, por mitrovicasit i kanë barazuar shifrat në 1:1 në minutën e 42-të nëpërmjet Ibrahim Pecit. Ndërsa, golin e fitores për Dritën e ka shënuar Ismet Ramushi nga afërsia në minutën e 83-të, pas një gabimi të portierit mitrovicas. Vendasit nga minuta e 5-të kanë luajtur pa njërin prej lojtarëve më të mirë të tyre, Përparim Osmanin, që e theu këmbën në një duel. Me këtë disfatë, Trepça ’89 rrezikon ta humbas edhe kreun e tabelës, ngase atë mund t’ia rrëmbej të hënën Prishtina, nëse e mposht Ferronikelin. Kurse, edhe Drita tani veç iu është afruar kreut. Në Gjakovë, Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme dhe me mjaftë mund, pasi të dielën në Gjakovë e ka mposhtur Hajvalinë me rezultat minimal, 1:0, me golin e Ermir Nikoliqi. Ai në minutën e fundit të takimit e shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për kuqezinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat