Rooney “pasardhësi” i Gerrard

Sporti

Rooney “pasardhësi” i Gerrard

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 15:53

Në ndeshjen me San Marinon ishte Wayne Rooney njeriu që udhëhoqi Anglinë në fushën e “Wembleyt”.

Për herë të parë sulmuesi i Tre Luanëve mbajti në krah shiritin e kapitenit të përfaqësueses së vendit të tij por në ndeshjen e radhës ndaj Polonisë në Grupin H, shiriti do të kthehet sërish në krahun e Gerrard, me mesfushorin e Liverpulit që do të zbresë sërish në fushë për Anglinë pas shlyerjes së pezullimit. Rooney me kënaqësi do të dorëzojë rolin e kapitenit te Gerrard por gjithsesi nuk e fsheh dëshirën për të qënë ai udhëheqësi në fushë i skuadrës në të ardhmen.

“Nëse të jepet mundësia që të jesh kapiteni i kombëtares së vendi tënd duhet ta shfrytëzosh. Është diçka të cilën duhet ta mbërthesh fortë. Shpresoj që në të ardhmen të mbaj sërish shiritin në krah, por për momentin kapiteni ynë është Stiven Gerrard dhe është ai futbolisti që do të na udhëheqë me shembullin e tij në fushë”.

Rooney pranoi gjithashtu se pavarsisht se nuk do të jetë kapiten ndaj Polonisë ai do të vazhdojë të ketë të njëjtën sjellje në fushë.

“Unë do të vazhdoj të jap maksimumin si gjithmonë. Do të përpiqem të bisedoj me ta dhe do të mundohem t’i ndihmoj me sa kam mundësi ashtu siç kanë bërë dhe të tjerët me mua, kur isha më i ri”.

Anglia aktualisht kryeson grupin e saj eliminator me shtatë pikë pas tre ndeshjesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat