Xavi: Mou te Barca nuk “pi ujë”

Sporti

Xavi: Mou te Barca nuk “pi ujë”

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 15:47

Mjaftoi vetëm një El Clasico për të ndezur shkëndijat e rivalitetit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Një javë pas sfidës së “Camp Nou”, polemikat në aksin Barcelonë-Madrid janë bërë të zakonshme, dhe pas thumbimeve në Mourinhos për Mesin dhe katalanasit, vijnë tashmë ngacmimet nga kampi blaugrana ndaj trajnerit Los Blancos, që këtë herë kanë për protagonist, Xavi Hernandez. Mesfushori i Barcës, në një intervistë për mediat katalanase ka folur për pozicionin e Mesit brenda dhomave të zhveshjes, për marrdhëniet me trajnerin Vilanova dhe për ironitë e Jose Mourinho.

“Në skuadrën e Barcelonës nuk është Mesi që komandon, përkundrazi ai është personi më i qetë dhe më i komunikueshëm. Mesi është një njeri I jashtëzakonshëm. Për mua ai është më i miri në historinë e futbollit. Ai është shumë I thjeshtë kur luan, dhe krahasuar me Ronaldon është shumë më tepër argëtues”.

Një përgjigje e shkurt dhe e qartë për teknikun e madrilenëve por dhe për Zllatan Ibrahimovic, që kishin aluduar se është argjentinasi ai që bën ligjin në dhomat e zhveshjes së katalanasve. por mesfushori nuk ndalet me kaq, por thumbon Mourinho-n dhe për lojën që ai aplikon te los blancos duke theksuar se filozofia e futbollit të tij nuk do ta bëjë kurrë më të mirin në botë.

“Mourinho nuk do të puthte me lojën e tij te Barca. Kam simpati për të sepse ka punuar këtu tre vjet si asistent por futbolli I tij nuk është ai që kërkohet te katalanasit. Ai aplikon një futboll spekullativ dhe për këtë arsye nuk do të arrijë të jetë kurrë pjesë e historisë”.

Xavi krahasoi dhe Tito Vilanovën me Guardiolën duke pranuar se kanë pak diferenca mes tyre dhe pse Pep mbetet I vecantë për të.

“Nuk dua t’i heq asnjë meritë Titos por Guardiolës i detyrohem shumë sepse më ka përmirësuar në planin futbollistik. Sigurisht që Vilanova dhe Pep kanë pak ndryshime me njëri-tjetrin. Në aspektin taktik janë pothuajse të ngjashëm, vetëm se Guardiola ishte më I afërt në stërvitje ndërsa Tito ruan më shumë distancë por gjithsesi arrin të transmetojë shumë mirë idetë e tij në këtë mënyrë”.

Xavi aktualisht gjendet i grumbulluar me kombëtaren spanjolle, e cila të martën do të luajë me Francën për eliminatoret e Brazil 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat