Franca U-17, kampione botërore për femra

Sporti

Franca U-17, kampione botërore për femra

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 15:45

Franca është fituesja e Botërorit të U-17 për femra. Skuadra transalpine arriti të fitojë pas një beteje 11-metërshash ndaj Koresë së Veriut në takimin final të luajtur në Baku të Azerbajxhanit.

Skuadra transalpine e nisi më mirëndeshjen dhe arriti të kalojë përpara me një gol të Declerq në minutën e 33-të por aziatiket arritën të barazonin rezultatin me anë të Ri Un Sim.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë dhe në shtesë asnjëra prej dy skuadrave nuk arriti të shënonte golin që do t’I dhuronte trofeun.

Në goditjet nga penalltia, decizivie rezultoi paraqitja e portieres franceze, që arriti të shënojë vetëm nga pika e bardhë, në goditjen e gjashtë në radhë dhe gjithashtu priti dhe dy penallti, ku e fundit ishte ajo decisive ndaj Ri Un Young që i dha trofeun përfaqësueses evropiane. në vendin e tretë ndërkohë u rendit Gana që me 10 futbolliste në fushë mundi 1-0 Gjermaninë me një gol të Priscilla Okyere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat