Nis Euroliga

Sporti

Nis Euroliga

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 13:10

Cska e Moskës e nisi me një fitore të vuajtur aventurën e saj në Euroligën e basketbollit, ku arriti të triumfojë pas një ndeshje spektakolare 75-73 ndaj lituanezëve të Lietuvos Rytas. Skuadra moskovite zgjidhi vetëm në fund takimin e saj, pavarsisht se arriti të kishte një start perfekte duke cuar rezultatin deri në 15-5 në favor të saj, aq sa dhe dy periodat e para I mbylli me një avantazh prej 9 pikësh me lituanezët. Këta të fundit u rikthyen në lojë në periodën e tretë, ndërsa në pjesën e fundit të lojës falë tre pikëshave të Nedovic, Katelinas dhe Blums arritën të kryesojnë dhe ndeshjen përpara se gjashtë pikë nga Sonny Weems në 69 sekonda e fundit të lojës i dha fitoren 75-73 nënkampionëve të Evropës.

Një fillim të jashtëzakonshëm regjistroi dhe skuadra e Zalgiris Kaunas që mundi me 28 pikë diferencë Cedevita Zagreb me rezultatin 90-62, ku njeriu ndeshje ishte Paulius Jankunas me 20 pikë. Fitore bindëse arriti dhe skuadra debutuese e Elan Chalon-Sur-Saone që mundi 81-74 kampionët polak të Asseco Prokom Gdynia. Kampionët në fuqi të Olimpiakosit gjithashtu i bënë gjërat mirë në sfidën e tyre të parë në grup pasi mundën 85-81 në Peace and Friendship Stadium spanjollët e Caja Laboral. Decisive në këtë ndeshje rezultoi perioda e tretë ku Georgios Printezis shënoi 7 pikë për një rezultat 16-1 për grekët në këtë pjesë. Mund të buzëqeshi dhe Fenerbahce Ulker dhe Maccabi Elektra që mundën respektivisht 92-80 Khimki Moskë dhe 85-80 Unicaja Malaga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat